Live

Bërnabiq quan Kurtin “burim jostabiliteti”, thotë se e gjithë bota është duke e parë këtë

14:22 / 13 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq ka vazhduar akuzat e saj ndaj Kosovës dhe homologut të saj kosovar, Albin Kurti, duke i quajtur “burim jostabiliteti”.

Sipas saj “një dukuri e tillë po vihet re edhe nga bota” dhe siç tha ajo vendi i saj do të vazhdojë të luftojë për paqe dhe stabilitet.

“Ne do të vazhdojmë të luftojmë, lufta diplomatike është e përditshme. Presidenti Vuçiq ka diskutime të përditshme për këtë temë me zyrtarët më të rëndësishëm botëror. Ne po kërkojmë zgjidhje”, tha ajo.

Ajo shtoi se nuk shpreson se ndonjë nga vendet perëndimore do t’i bëjë siç tha ajo “shumë presion Prishtinës për tabelat dhe se Serbia mund të mbështetet vetëm tek vetja”.

Shpërndaje në

U Kopjua