Sot është mbajtur gjysmëmaratona marëkombëtare “Vrapojmë Shtigjeve të Agimit” në Komunën e Gjilanit.
Pjesëmarrës në këtë event ka qenë edhe gruaja e Agim Ramadanit, njëri prej komandantëve më të shquar dhe më aktivë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) si dhe komandant i Zonës Operative të Dukagjinit, gjegjësisht i Koshares.
Ramadani përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka uruar edhe fituesit e kësaj gare.
“Sot në gjysmëmaratonën”Vrapojmë shtigjeve të Agimit” event i veçantë me suksese të mahnitshme.Urime fituesëve” ka shkruar Shukrije Ramadani.