Pesë persona kanë mbetur të lënduar pas një aksidenti në rrugën Prishtinë-Pejë.
Në aksident janë përfshirë pesë vetura.
Zëdhënësi i Policia e Kosovës, Daut Hoxha tha se gjendja e personave të lënduar është stabile.
“Rreth ores 17:20 në rrugën nacionale Pejë- Prishtinë në Vragoli është shkaktuar një Aksident trafiku me lëndime trupore, ku kanë qenë të perfshira 5 automjete. Lëndime trupore kanë kërkuar 5 persona dhe gjendja e tyre është raportuar të jetë stabile për momentin . Si pasoj e aksidentit është krijuar kolonë në drejtim të Prishtinës pasi qarkullimi është realizuar vetëm në një shirit të rrugës. Në vendin e ngjarjes janë dal të gjitha njësitet e nevojshme dhe kanë kryer procedurat e nevojshme”, tha ai.
Si pasojë e këtij aksidenti janë shkaktuar kolona në drejtim të Prishtinës.