Live

Vuçiq: Serbia nuk është në shitje

08:37 / 14 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Presidenti dhe kryeministrja serbe kanë folur për mediat serbe në lidhje me diskutimet e tyre me diplomatë të huaj javën e kaluar.

“Serbia do të vazhdojë të insistojë në zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara, por edhe në ruajtjen e interesave shtetërore dhe kombëtare”, ka thënë presidenti serb Aleksandar Vuçiq, duke përmbledhur javën e kaluar dhe takimet që ka pasur me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare, transmeton gazeta serbe “Novosti”.

Ai ka shkruar në profilin e tij në Instagram se ua ka përsëritur të gjithëve “qëndrimet e njohura, por asnjëherë më të forta të Serbisë”.

“Prandaj kam dekoruar Nenad Gjuriqin dhe Aleksandar Filipoviqin, të cilët me vendosmërinë e tyre treguan më së miri se Serbia nuk shitet dhe se interesat e saj janë prioriteti ynë më i lartë. Ne kurrë nuk do të heqim dorë nga kjo luftë”, ka thënë Vuçiq

Duke folur për luftën diplomatike në këtë fushë, kryeministrja serbe Ana Bërnabiq ka thënë se bota “gjithnjë e më shumë e kupton se Prishtina dhe Albin Kurti janë burimi i destabilitetit jo vetëm në Ballkan, por se Serbia do të vazhdojë të luftojë për paqe dhe stabilitet”.

“Lufta diplomatike është e përditshme. Presidenti Vuçiq ka çdo ditë diskutime për këtë temë me zyrtarët më të rëndësishëm botërorë. Po kërkohet një zgjidhje”, ka thënë Bërnabiq.

Ajo ka shtuar se Kosova ka mbështetjen e Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe.

“Kurti dhe Prishtina po veprojnë në mënyrë të njëanshme, në kundërshtim me marrëveshjet e nënshkruara dhe po shkaktojnë destabilitet”, ka pretenduar Bërnabiq

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...