Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, po qëndron në në Iowa të ShBA-ve.
Ramosaj ka takuar zv/sekretarin e Shtetit të IOWA-së, Michael Ross.
“Ishte nder dhe kënaqësi e veçantë të takohem me zv. Sekretarin e Shtetit të IOWA-së, z. Michael Ross. Ku diskutuam shumë çështje që kanë të bëjnë me bashkëpunimin e ndërsjellë mes nesh. Mirënjohës për mikpritjen e ngrohtë!”, ka shkruar Ramosaj në “Facebook”.