Një përplasje në Twitter ka ndodhur në mes ish-ministres së Jashtme, Meliza Haradinaj dhe deputetes serbe mbështetëse e Aleksandër Vuçiqit, Danijela Vujiçiq.
Fillimisht Haradinaj ka shkruar se “Vuçiq i ka larguar serbët nga institucionet që kontrollin e Veriut ta marrin bandat kriminale” dhe tash po e kërcënojnë politikanen serbe, Rada Trajkoviq.
“Vuçiq dhe kreu i mafies veriore të #Kosovës vendosën që serbët të largohen nga institucionet e tyre legale dhe legjitime, në mënyrë që bandat mafioze të kontrollojnë veriun.” QV-ja e Kosovës duhet t’i ofrojë menjëherë mbrojtje të armatosur 24 orë Radës pas kërcënimeve publike për jetën ndaj saj”.
Më pas ka ardhur reagimi i deputetes serbe, duke thënë se Trajkoviq nuk dallon nga Meliza Haradinaj.
“Po të kishit kërkuar pak më shumë, do ta kishit njohur më mirë. Por ju besoni sepse ju dhe Rada jeni të të njëjtit grup gjaku politik. Thjesht merre atë, siç është tashmë. Mbajeni atë. Ju dhe ajo jeni e njëjta erëz nga e njëjta kavanoz”, ka shkruar ajo në Twitter.
Por anglishtja e deputetes serbe e ka irrituar ish-kryediplomaten kosovare.
“Lus miqtë që mund t’a përkthejnë këtë tweet nga një anglishte të shtrembëruar (broken English) në një anglishte standarde. Flm”, ka shkruar Haradinaj.
E më pas vjen postimi në shqip i deputetes serbe.
“Mose mrzit per gjuhen english sa e di flas ma mir se ti shipen”, ka shkruar ajo.