Live

Bashkë me Bislimin në Bruksel edhe këshilltarja e Kurtit Ardita Sinani

23:00 / 14 Nëntor 2022

Nga admin

Bashkë me zëvendëskryeministrin dhe kryenegociatorin Besnik Bislimi, në Bruksel bashkë me të ka shkuar edhe këshilltarja e kryeministrit dhe ish-kryetarja e Preshevës, Ardita Sinain.

Kështu ka raportuar përmes burimeve rtvpresheva.com.

Fluturimin drejt Brukselit të Bislimit, sot e ka konfirmuar edhe përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

Ai ka thënë se Bislimi do të jetë në Bruksel këtë të hëne për të biseduar për çështjen e targave.

“Të dyja palët duhet urgjentisht të gjejnë gatishmëri për të ulur këto tensione. Nuk është e pranueshme nga asnjëra palë që të mos respektojnë obligimet e tyre në dialog. Do të fillohet të gjendet një zgjidhje sonte. Pala kosovare po vjen sonte në Bruksel. Do arrijmë t’i bindim liderët, nëse negociatorët do të gjejnë një zgjidhje praktike për çështjen e targave para datës 21 nëntor”, tha Borell gjatë një konference për media.

Kryediplomati i BE-së ka, në këtë konferencë folur edhe një herë për nevojën e shtyrjes së afatit për targa dhe Asociacionin.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...