Live

Hoti: Buxheti i Kosovës për vitin 2023, 300 milionë euro më pak

11:03 / 15 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti përmes një postimi në Facebook, ka ndarë detaje nga ndarja e buxhetit për vitin 2023.

Ish-kryeministri Hoti, ka thënë që për shkak të rritjes së inflacionit pë 20% për produktet esenciale, buxheti nominal për vitin 2023 prej 3.2 miliardë euro, në terma real i bie që është 2.5 miliardë.

Për shkak të inflacionit prej rreth 20% për produkte të konsumit bazik, buxheti nominal për vitin 2023 prej 3.2 miliardë euro, është në fakt rreth 2.5 miliardë euro në terma real. Rrjedhimisht, ky buxhet në terma real është më i ulët se për vitin 2022 për së paku 300 milionë euro (sivjet ka qenë 2.8 miliardë euro).” ka shkruar Hoti.

Tutje, Hoti ka shkruar se me 100 euro, sasinë e mallrave që keni blerë vitin e kaluar nuk mund të blihen sivjet.

Krahasojeni vetë sasinë e mallrave që e keni blerë vitin e kaluar me 100 euro, me sasinë e mallrave që mund të blini sivjet me ato 100 euro. Do të vini në këtë përfundim” ka përfunduar Avdullah Hoti.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...