Live

Plagoset një person në oborrin e një kazinoje në Breznicë, Policia arreston nëntë persona

11:09 / 15 Nëntor 2022

Nga Denis Fana

Policia e Kosovës ka njoftuar sene orët e hershme të mëngjesit ka pranuar një informatë ku dyshohet se në zonën e fshatit Breznicë jashtë territorit të Kosovës, në oborrin e një kazinoje një person shqiptar shtetas i Kosovës është plagosur me armë zjarri dhe i njëjti nga një familjar i tij është transportuar për në spitalin Rajonal të Gjilanit.

Në viktima është trajtuar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Gjilanit dhe sipas mjekut kujdestarë është jashtë rrezikut për jetë.

“Njësitet Policore me të marrë informatën kanë ndërmarrë të gjitha veprimet policore ku kanë arritur që të lokalizojnë dhe të arrestojnë brenda territorit të Republikës së Kosovës nëntë persona të dyshuar shtetas të Kosovës të cilët dyshohet se janë të përfshirë në këtë incident”, thuhet në njoftimin e policisë.

Njoftimi i plotë:

Vrasje në tentativë

Gjilan, 15 nëntor 2022

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Kamenicë rreth orëve të hershme të mëngjesit ka pranuar një informatë  ku dyshohet se në zonën e fshatit Breznicë jashtë territorit të Republikës së Kosovës oborrin e një kazinos një person shqiptar shtetas i Kosovës është plagosur me armë zjarri dhe i njëjti nga një familjar i tij është transportuar për në spitalin Rajonal të Gjilanit.

Njësitet Policore me të marrë informatën kanë ndërmarrë të gjitha veprimet policore ku kanë arritur që të lokalizojnë dhe të arrestojnë brenda territorit të Republikës së Kosovës nëntë persona të dyshuar shtetas të Kosovës të cilët dyshohet se janë të përfshirë në këtë incident.

Viktima është trajtuar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Gjilanit dhe sipas mjekut kujdestarë është jashtë rrezikut për jetë.

Njësiti Rajonal i Hetimeve në koordinim të plotë me Prokurorin e Shteti janë duke i hetuar rrethanat se si ka ndodhur rasti, rast i cili sipas Prokurorit të Shteti është cilësuar ,,Vrasje në tentativë’’.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...