Live

Ish-komandanti i FSK-së tregon pse ushtarët po e braktisin uniformën

20:48 / 16 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Ish-komandanti i FSK’së, Kadri Kastrati treguar arsyet pse kohëve të fundit po braktiset uniforma e ushtrisë së vendit nga pjesëtarët e vet, duke qenë se vetëm vitin e fundit, ishin 70 ushtarë që u dorëhoqin nga misioni.

Sipas Kastratit, paga e kushtet jo të mira të punës, janë shkak që pjesëtarët e UÇK’së të zgjedhin një vizë pune jashtë shtetit apo edhe një punë tjetër më profitabile.

Kastrati tutje është pyetur edhe për skandalin e prezencën e gardës së FSK’së pranë përmendores së ushtarëve serbë të vrarë në vitet 1912-18.

E ish-komandanti na tregoi edhe për kapacitetet e FSK’së dhe gatishmërinë për të mbrojtur sovranitetin e integritetin territorial.

“Arsyeja numër një pse pjesëtarët e FSK’së largohen nga FSK’ja është sepse kushtet nuk i kanë të mira, pagat i kanë shumë të ulëta dhe kushtet duhet të përmirësohen në FSK, por unë kam thënë edhe më herët se urgjentisht duhet të ulet Qeveria dhe të analizojë të studiojë këtë fenomen pse po ndodh, dhe të rritë pagat  e pjesëtarëve të FSK’së. Sepse me 400 euro inflacioni është shumë i madh, ata nuk mund ta mbajnë familjen e vet e as veten. Normal që kërkojnë kushte më të mira dhe punë më të mirë, dhe prap unë mendoj që nuk ka arsye tjetër sepse shqiptarët e duan uniformën dhe dëshirojnë t’i shërbejnë atdheut, por kryesorja duhet plotësuar kushtet minimale që ata të jenë në institucionin më të besueshëm në Kosovë dhe merret me çështjen e mbrojtjes së shtetit të Kosovës”, ka thënë Kastrati për Periskopin.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...