Live

Serbia nis nënshkrimin e kontratave me të larguarit nga institucionet e Kosovës

14:47 / 17 Nëntor 2022

Nga admin

Në katër komuna në veri të Kosovës, sot ka filluar nënshkrimi i kontratave ndërmjet Shtetit të Serbisë përmes të ashtuquajturës zyrës për Kosovë dhe serbëve të larguar nga institucionet e Kosovës.

“Në këtë mënyrë premtimi i bërë nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, qytetarëve tanë në Kosovë, të cilët u larguan nga institucionet, se shteti do të kujdeset për secilën prej tyre dhe se askush nuk do të mbetet pa mbështetjen e shtetit”, thuhet në deklaratën e të ashtuquajturës zyrës për Kosovë.

Me këto kontrata serbët që janë larguar nga institucionet do të kenë rregulluar të gjitha obligimet nga marrëdhëniet punë-juridike, pensionale, sigurime shëndetësore etj.

“Pagesa e këtyre përfitimeve do të fillojë rregullisht dhe qytetarët do t’i kenë paratë në llogaritë e tyre që në dhjetor. Prandaj, të gjitha përfitimet që kanë marrë në Kosovë tani do të vijnë nga Serbia”, thuhet në deklaratë.

Ata shtojnë se në këtë mënyrë shteti dërgon një mesazh të qartë se populli ynë që përfaqëson mburojën e qëndrimit dhe mbijetesës në Kosovë do të mbrohet dhe kujdeset dhe se e ka shtetin e vet.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...