Ministri i Financave, Hekuran Murati, i ka reaguar ish-kryeministrit Avdullah Hoti, duke e pyetur atë se sa çerdhe i kishte ndërtuar Qeveria e tij, me paratë që i kanë kursyer.
Në një postim në facebook, Hoti kishte shkruar:
Me një vlerësim prej 400-500 mijë euro për ndërtimin e një çerdheje, kjo shumë do të mund të shkonte në ndërtimin e 20 çerdheve për fëmijë.
“Le ta pyet dikush deputetin Hoti se, sa çerdhe i patën ndërtu me paratë që i paskan kursy nga privatizimi terminaleve gjatë kohës sa ky me partinë e tij kanë qenë në qeverisje. Qeveria jonë po i bën edhe terminalet shtetërore, edhe çerdhet!” iu kundërpërgjigj Murati.
Ky është reagimi i plotë i tij:
Le ta pyet dikush deputetin Hoti se, sa çerdhe i patën ndërtu me paratë që i paskan kursy nga privatizimi terminaleve gjatë kohës sa ky me partinë e tij kanë qenë në qeverisje.
Qeveria jonë po i bën edhe terminalet shtetërore, edhe çerdhet!
Ata para nesh, as terminale, por as çerdhe.
Madje edhe ato pak çerdhe që ishin ndërtuar nga komunat, i kanë lënë pa staf.
U desh të vinte Qeveria jonë, që të alokohej edhe stafi prej 243 personave për të funksionalizuar çerdhet që kishin mbetur të pafunksionalizuara nëpër komuna.