Kuvendi i Kosovës sot vazhdon seancën plenare me pikat e papërfunduara nga seancat plenare, të mbajtura më 7 dhe 24 tetor 2022.
Në rend dite janë: votimi në parim i Projektligjit për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar, shqyrtimi i propozim-rezolutës për gjendjen në sektorin e shëndetësisë, shqyrtimi i rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2021 dhe shqyrtimi i rekomandimeve lidhur me raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës për vitin 2021.
Seanca është njoftuar të fillojë në ora 13:00.