Pas Olti Currit është zbuluar edhe opinionistja e dytë e “Big Brother Vip Kosova”. Burime ekskluzive për “iconstyle.al” bëjnë me dije se në rolin e opinionistes do të ulet edhe ish-miss Kosova, Afërdita Paqarada.
Prej disa ditësh tashmë po qarkullonin në media aludime se pikërisht Afërdita mund të ishte opinionistja e reality-show-t. Mirëpo tanimë nuk ka dyshime! Sipas burimeve, ish-miss-i do të jetë pjesë e “BBV Kosova” në rolin e opinionistes dhe ne mezi presim ta shikojmë atë në një rol të tillë.
“Big Brother Vip Kosova” ka bërë tashmë të ditur edhe datën e fillimit të edicionit të tij të parë. 5 DHJETOR-i – është data kur do të nisë reality-show i shumëpritur. Tjetër informacion që dihet tashmë është edhe është se programi do të moderohet nga Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi.