Live

Mulliri 700-vjeçar i Skënderbeut i lënë në harresë, nuk promovohet

16:42 / 19 Nëntor 2022

Nga admin

Në fshatin Gallatë, 29 km nga qendra e Kurbinit, shumë pak e dinë që ndodhen dy objekte kulti me rëndësi historike: Kisha e Shën Premtes dhe Mulliri 700-vjeçar i Skëndërbeut.

Por për të shkuar atje, duhet të kalosh përmes një rruge të gjatë e të mundimshme. Banorët thonë se prej vitesh pushteti vendor nuk ka investuar për rregullimin e saj.

“Nuk vijnë se s’kanë rrugë dhe po erdhën e bëjnë makinën copë. Ata ikin dhe s’vijnë më”, thotë një banor.

Në ndërtesën, nga e cila kanë mbetur vetëm gërmadha ndodhej mulliri i Skëndërbeut.

Sipas legjendës ai bluante vetë grurë dhe misër dhe miellin jua shpërndante malsorëve dhe ushtarëve të tij.

“Furnizimin e ka pasur me dy linja, nga jugu nëpërmjet lumit. Ndrësa në dimër nga një përrua që vinte. Shteti të vendosë njerëz të aftë që dinë të promovojnë”, thotë historiani Nikoll Balozi.

“Mulliri “Fall” është që në kohë të Skëndërbeut. Ky monumenti kulture, ministria nuk ka marrë asnjë lloj mase. Kemi mbetur të harruar. Asnjë lloj gjëje nuk ka rregulluar kryetarja e bashkisë, as rrugën. “

Edhe pse ka vlera të vecanta historike, ky objekt sipas historianit Nikoll Balozi është lënë në harresë.

Një tjetër objekt me rëndësi është edhe kisha e Shën Premtes.

“Kisha e Shën premtes. Në 1662 është hapur shkolla e parë shqipe. Para pak vitesh është shpallur monument kulture i kategorisë së dytë. Vizitor ka, por nuk ka rrugë. Është lënë në mëshirë të fatit.”

Historini kërkon nga shteti më shumë vëmendje për mirëmbajtjen dhe ruajtjen e këtyre dy objeketeve. /abcnews.al

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...