Live

Presidentja Osmani mbyllë sytë për papërgjegjshmërinë e të emëruarit të saj në KQZ

20:21 / 19 Nëntor 2022

Nga admin

Zgjedhjet e jashtëzakonshme që pritet të mbahen më 18 nëntor në katër komunat veriore të vendit, ndonëse nuk janë si proceset e mëparshme, nuk po e marrin vëmendjen e duhur nga krerët e institucioneve.

Këto zgjedhje po injorohen edhe nga vetë i pari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, shkruan Demokracia.com.

Se po injorohen kryekëput zgjedhjet në veri dëshmon edhe agjenda e publikuar për udhëtimet/vizitat jashtë vendit të Radoniqit.

Pra, njeriu që duhet t’i prijë organizimit të tyre, nuk ndodhet në Kosovë që nga 13 nëntori. Radoniqi jashtë vendit do të jetë pa shkëputje deri më 25 nëntor. Dita e fundit kur Radoniqi mori pjesë në takim zyrtar është ai me presidenten Vjosa Osmani kur u shpall data e këtyre zgjedhjeve. Prej 13-16 nëntor, Radoniqi ka qëndruar në Strasburg vetë i gjashti.

Sipas agjendës zyrtare, Radoniqi nga data 16-18 nëntor ndodhet në Zvicër dhe më pas ai e vazhdon vizitën nga data 18 deri më 25 në Pragë. Megjithëkëtë, kjo si duket nuk po e shqetëson fare presidenten Osmani, ashtu siç ndodhi me ish-kryetaren e KQZ-së Valdete Osmani, e cila u shkarkua nga Osmani me arsyetimin se nuk ka pasur përgjegjshmëri institucionale dhe se gjoja nuk ka arritur të jetë forcë e pavarur e polarizimeve politike, duke pamundësuar kështu balancin e nevojshëm në këtë organ.

Në vendimin e Osmanit thuhej se përgjatë procesit të zgjedhjeve të parakohshme më 14 shkurt 2021, Daka e ka cenuar pavarësinë dhe integritetin e KQZ-së.

Mirëpo, Radoniqi nuk është i vetëm në papërgjegjshmërinë e tij ndaj obligimit shtetëror në rastin e zgjedhjeve në veri të vendit. Edhe krerët e shtetit, presidentja Vjosa Osmani e kryeministri Albin Kurti aktualisht nuk gjenden në Kosovë.

Vjosa Osmani ndodhet në Tunizi në Samitin e Frankofonisë. E, Albin Kurti, shefi i Qeverisë, po merr pjesë në një vizitë zyrtare në Estoni.

Zgjedhjet në veri të vendit konsiderohen jetike për demokratizimin e pjesës veriore të qytetit të Mitrovicës, ku situata u tensionua pas dorëheqjes së katër kryetarëve të komunave veriore: Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

Në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për të nisur procesin e regjistrimit të makinave me targa ilegale, deputetët dhe zyrtarët tjerë të komunitetit serb dhanë dorëheqje nga të gjitha pozitat e institucioneve të Kosovës.

Kërcënimet për destabilizim të gjendjes së sigurisë nga serbët nën ndikimin e Beogradit janë shtuar, sidomos për ditën e hënë kur pritet të fillojë pjesa e dytë e vendimit të qeverisë, konkretisht gjobitja për moskonvertimin e targave.

Megjithatë, as kjo nuk ua ka ndryshuar agjendën dhe nuk po ua prish rehatinë krerëve të shtetit. /Demokracia.com/

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...