Live

Pamje të rënda nga Turqia, infermierët ushtrojnë dhunë ndaj pacientit të pafuqishëm për t’u mbrojtur

16:51 / 20 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Disa pamje tronditëse të marra në një spital privat të Turqisë, tregojnë infermierët duke ushtruar dhunë ekstreme ndaj një pacienti të shtrirë në shtrat.

Nga pamjet shihet se infermieri i mbyll gojën dhe i shtrëngon qafën ndërsa pacienti shtrihet në shtrat i pafuqishëm për ta mbrojtur veten.

Raportohet se incidenti ka ndodhur rreth pesë muaj më parë në një  spital privat që funksionon në qytetin e Tokatit, në veri të Turqisë, kryeqytet i provincës me të njëjtin emër në rajonin e Detit të Zi.

Në imazhet që kanë dalë së fundmi në internet, dy infermierë mund të shihen duke qëndruar me një pacient në një repart spitalor, shkruan Protothema. 

Në një çast, njeriu e mbulon të pafuqishmin me çarçaf dhe duke i shtrënguar fytin e duke i mbyllur gojën, përpiqet t’i bllokojë rrugët e frymëmarrjes.

Sipas agjencisë së lajmeve İhlas, ngjarja ka ndodhur më 6 korrik në një spital privat në qytet.

Në një çast, njeriu e mbulon të pafuqishmin me çarçaf dhe duke i shtrënguar fytin e duke i mbyllur gojën, përpiqet t’i bllokojë rrugët e frymëmarrjes.

Sipas agjencisë së lajmeve İhlas, ngjarja ka ndodhur më 6 korrik në një spital privat në qytet.

Pacienti pësoi hemorragji cerebrale dhe u dërgua fillimisht në Spitalin Shtetëror dhe prej andej u dërgua në një spital privat, ku u trajtua në reanimacion.

Duke qenë se ishte e pamundur që të afërmit dhe vizitorët ta takonin brenda në repartin e terapisë intensive, kishte kamera të vendosura jashtë repartit që ta shihnin. Kështu, të afërmit e viktimës papritmas panë dy infermieret duke tentuar ta dëmtojnë dhe t’i rrezikojnë jetën.

Familjarët kanë ndjekur menjëherë rrugën ligjore ndaj dy infermiereve  me procedurat e parashikuara ligjore për dënimin shembullor të tyre. Ata kanë bërë një padi në Ministrinë e Shëndetësisë dhe një tjetër padi penale në Prokurorinë e Tokatit, ndonëse fillimisht u tentua të mbulohej rasti. Të dy infermieret u pushuan nga puna.

Ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca dënoi veprimet duke postuar në rrjetet sociale: “Pamjet që supozohet se janë regjistruar në spitalin Tokat Medical Park, që tregojnë një pacient të keqtrajtuar nga stafi janë të trishtueshme dhe të papranueshme. Ministria jonë ka nisur menjëherë hetimet në spitalin përkatës. Askush nuk duhet të dyshojë se do të bëhet ajo që është e nevojshme”.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...