Live

Mehaj në takim me Komandantin e Forcave të Mbrojtjes të Estonisë, diskutohet bashkëpunimi ushtarak

18:53 / 20 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një takim me Komandantin e Forcave të Mbrojtjes të Estonisë.

Me anë të një postimi në Facebook, Mehaj tregoi se për çfarë diskutuan.

“Në takim me Komandantin e Forcave të Mbrojtjes të Estonisë, gjeneral lejtënant Martin Herem, diskutuam rreth mundësive të bashkëpunimit në fushën ushtarake, trajnimin e përbashkët ndërmjet të dyja ushtrive, me theks të veçantë në sigurinë kibernetike, e po ashtu pjesëmarrje të përbashkët në misione paqeruajtëse.”, ka shkruar Mehaj.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...