Rruga të Ura e Mirushës në Komunën e Malishevës për momentin është e pakalueshme për vetura të vogla, për shkak të vërshimeve nga reshjet e shiut.
Kështu ka bërë të ditur, nënkryetari i kësaj komune, Vesel Krasniqi.
“Të dashur qytetarë të Komunës së Malishevës, ju njoftojmë se deri në këto momente të gjitha rrugët janë të kalueshme, përveç te ura e Mirushës kalimi me vetura të vogla është i pa kalueshëm”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.
Tutje ai ka falënderuar Policinë, Zjarrfikësit dhe kompaninë “ Ndërtimi-ING” SHPK , të cilët mundësuan që rrugët të jenë të kalueshme.
