Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, ka reaguar pas komente të shumta drejtuar vendeve të Bashkimit Evropian, komente këto që vijnë pas dështimit të marrëveshjes për targa në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë.
Peci përmes një postimi në Facebook ka bërë apel që të ndalohen ofendimet ndaj SHBA, Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian pasiqë me këtë dëshmojmë që si vend nuk jemi të denjë për miqësi.
Postimi i plotë:
Pavaresisht mendimeve qe mund t’i kemi rreth epilogut te bisedimeve te sotshme ne Bruksel, kisha be nje apel qe te rezervoheni prej fjalorit ofendues dhe denigrues ndaj SHBA-ve, Britanise se Madhe, dhe Bashkimit Evropian.
Per ofendimet per shkak te mospajtimeve, me se paku se cfare mund te thuhet se jane nje bukepermbysje e ulet, dhe me kete vetem deshmojme se ne nuk jemi te denje per miqesi.
Kur nuk jemi te denje per miqesi, nuk kemi pse te kerkojme perkrahjen e atyre qe ofendohen pa asnje hezitim