Live

Zhytni këmbët në këtë banjë të nxehtë çdo mbrëmje: Mbron nga viruset dhe rinon

23:17 / 21 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Është një mrekulli për imunitetin

Jemi në përfundim të vjeshtës dhe në fillim të dimrit dhe tashmë kemi “hyrë” thellë në sezonin e viruseve, ndaj është jashtëzakonisht e rëndësishme të forcojmë imunitetin dhe të mbrohemi nga ftohja dhe gripi.

Pos artikujve të cilët nxisin sistemin mbrojtës të organizmit, zhytja e shputave në ujë të ngrohtë konsiderohet një ndër metodat e shërimit në mjekësinë tradicionale, krahas akupunkturës, masazhit dhe teknikave të tjera të cilat aplikohen në pikat e akupunkturës, transmeton Telegrafi.

Pse funksionon kjo teknikë që praktikonin gjyshet tona?

Esenca është që shputat kryesisht janë të ngjashme me kontrollin multifunksional të panelit për gjithë trupin, sepse ka më shumë se 60 pika biologjike aktive.

Poenta është se ky trajtim praktikohet çdo mbrëmje para se të flini gjumë, por edhe në ujë mund të shtoni edhe disa bimë shëruese si p.sh. borzilok.

Kur të përfundojë pravullimi i shputave, aktivizohen pikat energjike të cilat më lehtë “thithin” cilësitë shëruese të bimëve.

Si aplikohet?

Pikat dhe zonat aktive biologjike, të cilat gjenden në shputa, aktivizohen me rastin e ekspozimit në ujë të ngrohtë me substanca shëruese, e cila ndihmon në forcimin e sistemit imunitar.

Duke stimuluar termorregullimin, ne përmirësojmë qarkullimin e përgjithshëm dhe eliminohen patogjenët. Bonusi është se gjendja e lëkurës së fytyrës dhe e gjithë trupit përmirësohet.

Ja çfarë mund të shtoni në ujin tuaj për të rritur efektin:

• mustardë,
• sode buke,
• bimë mjekësore (të thata ose të freskëta),
• vajra esencialë të ndryshëm.

Megjithatë, këto banja të nxehta nuk rekomandohen për njerëzit që vuajnë nga kushtet e mëposhtme:

• tromboflebiti (inflamacion i venave sipërfaqësore),
• sëmundjet kardiovaskulare,
• hipertension,
• temperatura të larta,
• shtatzënia.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...