Disa objekte në qendër të Prishtinës që janë të lidhura me Termokosin, që nga mbrëmë kanë mbetur pa ngrohje.
Kryeshefi i ngrohtores, Fisnik Osmani ka thënë se janë duke punuar që brenda ditës të sanohet problemi, raporton Telegrafi.
“Mbrëmë rreth orës 23:00 e kemi identifikuar një rrjedhje në gypat e ngrohjes. Tashmë është lokalizuar dhe jemi duke e sanuar problemin, besoj se brenda ditës. Pjesa që ka ndodhur është në disa objekte në qendër të Prishtinës, pra problem me ngrohje kanë vetëm disa objekte”, tha Osmani.