Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a, sot informoi për gjendjen me turbullirën e ujit në kanalin e Ibër Lepencit dhe zgjidhjet alternative për furnizim.
Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut ditët të fundit, sipas KRU Prishtina, janë rritur edhe rrjedhjet sipërfaqësore në zonat fushore dhe pastaj të njëjtat në disa raste kanë përfunduar te kanali i Ibër Lepencit, kanal prej të cilit merret uji i pa përpunuar për tu trajtuar pastaj për pije (FPU Shkabaj).
Si shkak i kësaj, siç është bërë e ditur, ka rritje të turbullirës, nivel që bënë të pamundur trajtimin e ujit për pije konform standardeve dhe teknologjisë që KRU “Prishtina” posedon.
“Ju njoftojmë që, Impianti i Trajtimit të Ujit në Shkabaj është jashtë funksionit, ngaqë niveli i turbullirës në kanalin e Ibrit vazhdon të jetë i lartë. Brenda 24 h të mobilizuar teknikisht kemi arritë të realizojmë një zgjidhje alternative të përkohshme, deri në stabilizimin e nivelit të tubullirës në kanalin e Ibrit (i cili menaxhohet nga NH” Ibër Lepenc”). 1.Pas një periudhe pesë vjeçare, kemi riaktivizuar gypin e çelikut me diametër fi 400 mm dhe gjatësi 2 km nga rezervuari i Arbërisë (i cili mbushet me ujë nga Impianti i Trajtimit të Ujit Albanik/Batllavë) deri në rezervuarin në Shkabaj, që më pas të shpërndahet një sasi e ujit, që sado pak të e zbusë situatën e furnizimit me ujë.
- Lagjja” Kalabria” në Prishtinë tashmë ka furnizim me ujë të pijshëm, përmes zgjidhjeve alternative.
- Po ashtu Obiliqi, pjesa dërmuese tash për tash kanë furnizim me ujë, përmes zgjidhjeve alternative.
- Fushë Kosova do të ketë furnizim me ujë sot duke filluar nga ora 17:00-22:00 dhe nesër nga ora 06:00-09:00, deri në stabilizimin e situatës me turbullirë në kanal.
5.Drenasi është në pozicion jo të mirë, pasi që nuk ka ndonjë alternativë tjetër, përveqse ujin fillestar për trajtim në stacionin e pompave në Bivolak e merr direkt nga kanali i Ibër Lepencit.
6.Autocisternat / autobotët janë të fokusuar në Drenas dhe Fushë Kosovë.”, është bërë e ditur në njoftim,
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a, ka apeluar për shpenzim racional të ujit të pijshëm, që ujë të marrin edhe katet e larta të ndërtesave në zonat e lartëcekura./kp