Live

Targat| Kryediplomati i Italisë: Mos merrni hapa të njëanshëm

17:43 / 22 Nëntor 2022

Nga admin

Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani deklaroi sot se gjendja nuk mund të përkeqësohet tutje në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe ka kërkuar që të mos merren nisma të njëanshme sa i përket targave ilegale.

Ai në një konferencë për media pas takimit me shefen e diplomacisë kosovare Donika Gërvalla, theksoi se mirëpret vendimin e Prishtinës zyrtare për të shtyrë për 48 orë vendimin për targat.

“Gjendja nuk mund të përkeqësohet, mos merrni nisma të njëanshme. E kam vlerësuar vendimin e Kosovës për të shtyrë vendimin për targa, është një sinjal i gatishmërisë. Sot në mëngjes kam dëgjuar edhe fjalë gatishmërie nga ana serbe, duhet të mbështesim një takim në mes të gatishmërive. Sot në Prishtinë e kam marrë një mesazh të gatishmërisë për dialog, e kemi vlerësuar vendimin, e ka për të shtyrë për 48 orë për targat, ky është një sinjal i gatishmërisë. Sot në Beograd ministri serb dhe presidenti serb më kanë shprehur gatishmërinë për të dialoguar. Kam thënë që të dy palët kanë dhënë sinjal të gatishmërisë”, ka thënë Tajani.

Ai ka thënë që synojnë që prania e paqes italiane të ndjehet në gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Kemi ardhur të themi se do të bëjmë çdo gjë në mënyrë të arrihen marrëveshje dhe të ketë stabilitet, sepse Kosova është një vend mik. Nuk kam ardhur vetëm, kam ardhur me ministrin e mbrojtjes pikërisht për të dëshmuar se ka një veprim të përbashkët të gjithë qeverisë për stabilitetin e këtij rajoni”, ka thënë ai.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...