Live

Ndërprerja e kontratës kolektive, Krasniqi: Qeveria po iu hakmerret mësimdhënësve

18:29 / 22 Nëntor 2022

Nga admin

Aktivisti i PSD-së, Frashër Krasniqi, ka kritikuar Qeverinë Kurti për shkëputjen e kontratës kolektive me SBASHK-un.

Krasniqi në një video të postuar në profilin e tij në “Facebook”, ka thënë se kjo është një hakmarrje e Qeverisë ndaj mësimdhënësve.

“Nën hijen e dialogut dhe tensionimit të situatës në veri, këqyrni çka ka vendos sot Qeveria Kurti, me saktësisht Ministria e Arsimit: kanë vendos me e ndërpre kontratën kolektive me mësimdhënësit, pra edhe me sindikatën e arsimit”, ka thënë ai.

Ai ka shpjeguar se çka nënkupton ky veprim i Qeverisë.

“Kjo nënkupton që prej sot mësimdhënësve ua ka ndalur pagesën për ushqim që e kanë pasur kur janë në vend të punës, ua ka ndalur pagën për transport, ua ka ndalu shtesat jubilare që ua dhënë mësimdhënësve dhe disa shtesa e drejta tjera”, ka thënë ai.

Me tej, ai ka bërë me dije se Qeveria nuk ua fal mësimdhënësve që kanë hyr në grerë.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...