Live

MKRS-ja investon 1.6 milionë euro në palestrën sportive në Dragash

15:14 / 20 Shtator 2019

Nga Kosova Live

Dragashit do të bëhet me palestër të sporteve, falë investimit të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS).

Ministri në detyrë i këtij dikasteri, Kujtim Gashi së bashku me kryetarin e këtij qyteti Shaban Shabani, kanë vënë gurthemelin për ndërtimin e kësaj palestre që ka kosoto 1.6 milionë euro.

“Ka qenë një zotim i yni që qytetarët dhe sportistët e Dragashit ti bëjmë më infrastrukturë moderne dhe jam shumë i lumtur që po e jetësojmë një projekt shumë kapital”.

“Sigurisht që projektin që po e fillojmë sot është një prej palestrave më moderne që po ndërtojmë së fundmi në krejt Kosovën. Ka një kosto prej 1.6 milionë euro dhe është zotim i yni. Kemi mjete financiare të planifikuara deri në përfundimin e këtij projekti”.

“Bashkë më kryetarin e komunës do të jemi të fokusuar që këtë projekt ta përfundojmë sa më shpejt, në mënyrë që qytetarët e Dragashit të zhvillojnë aktivitetet e tyre”, ka thënë ministri.

E kryetari i Dragashit, Shaban Shabani, ka falënderuar ministrin Kujtim Gashi për realizimin e këtij projekti.

Ai ka thënë se ky qytet ka pasur nevojë për realizimin e këtij projekti.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...