Live

Ligji i ri për Pagat, ky është koeficient i propozuar për mjekët

11:03 / 23 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës pritet të miratohet Projektligji për Pagat në sektorin publik si dhe Projektligji për Zyrtarët Publik.

Gazeta Online Reporteri.net ka siguruar dokumentin me koeficientët e propozuar për të gjithë punëtorët shtetërorë, ku sipas tyre është propozuar që të jetë paga.

Sa i përket mjekëve, ata specialistë të Mjekësisë familjare, stomatolog specialist, farmacist specialist, farmacist klinik, ekspert i fizikës mjekësore janë propozuar të kenë koeficientin 12.

Mjek i Përgjithshën, farmacist, stomatolog  janë vlerësuar me koeficient 7.4.

Me koeficient 7.2 është propozuar të jetë psikologu klinik, ndërsa koeficient 6 është propozuar të kenë fizioterapeuti, logopedi, radiologji diagnostike, mjekësi sanitare, ata të nivelit tretësor (Bachelor), kurse me 5.5 janë vlerësuar ata të nivelit sekond (Bachelor), ndërsa ata parësor (Bachelor) është propozuar të kenë koeficient 5.4.

Laborant, mami, infermier, teknik mjekësor dhe teknik farmacist është propozuar që ata të nivelit tretësor (Shkollë të Mesme) të kenë koeficient 5.6, ndërsa ata të nivelit dytësor (Shkolla të Mesme) me koeficient 5.5, kurse ata të nivelit parësor (Shkollë të Mesme) janë vlerësuar me koeficient 5.4.

Shpërndaje në

U Kopjua