Einxhel Shkira është në pritje të ëmbël dhe po shijon javët e fundit të shtatzënisë.
Moderatorja dhe partneri i saj Dj Dagz priten të bëhen prindër të një djali ndërsa ende pa ardhur bebi në jetë fansat e Einxhel janë kurioz të dijnë se kur do ta shohim në ekran.
Ajo ka publikuar në rrjete sociale një video ku shprehet se sezonin e ardhshëm televiziv do të rikthehet me ndonjë projekt të ri.
“Por kjo nuk do të thotë që nuk do të kemi një projekt televiziv vitin e ardhshëm“, është shprehur Einxhel.
Moderatorja ka shtuar: Do të kemi shumë madje, vetëm nëse mbes prapë shtatzënë nuk mbaj përgjegjësi për premtimet e mia.