Një e mitur ka njoftuar policinë se në muajin tetor është dhunuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar.
Ajo ka thënë se rasti të cilin e ka raportuar dje, ka ndodhur gjersa ishte në vizite tek motra e saj në Viti.
“Viktima femër kosovare (e mitur) me 23.11.2022 ka raportuar se gjersa ishte në vizitë te motra e saj, është dhunuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport