Driton Tafallari, këshilltar i ministrit, Liburn Aliu, ka dhënë dorëheqje.
Ai e ka mbajtur pozitën e këshilltarit për Ndërtim dhe Banim në ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
Tafallari ka dhënë dorëheqje më 10 nëntor të këtij viti. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Tafallari duke mos dhënë më shumë detaje për arsyet e dorëheqjes.
“Të nderuar miq, ju informoj se më nuk jam pjesë e Kabinetit (Këshilltar) në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës”, ka shkruar ai.
Ai në ministrinë e udhëhequr nga Aliu, është marrë me procesin e legalizimit të ndërtimeve pa leje në Kosovë.
Ai po ashtu ka qenë i angazhuar edhe në përgatitjen e Projektligjit për Administrimin e Ndërtesave dhe Lagjeve të Banimit në Bashkëpronësi.