Policia e Kosovës ka konfirmuar dyshimet për maltretimin e një logopedi në Gjilan ndaj një 5-vjeçareje me autizëm.
Në raportin 24-orësh të Policisë, është bërë e ditur se për këtë çështje është arrestuar doktori. Por, edhe dy familjarë të vajzës të cilët e kanë sulmuar doktorin.
“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, dy prej tyre pasi që kanë sulmuar fizikisht të dyshuarin e tretë i cili është mjek, të cilit i kanë shkaktuar lëndime. I dyshuari i tretë është arrestuar për shkak të dyshimit se ka kryer veprën trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor dhe për shkak të sulmit ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
Një 5-vjeçare e diagnostikuar me autizëm, dyshohet të jetë abuzuar nga një logoped në komunën e Gjilanit.
Gazeta Insajderi ka siguruar një audio-incizim në të cilin dëgjohej ofendime e presion që i bëhet 5-vjeçares me autizëm nga logopedi Iljasa Fazliu në Gjilan.
Insajderi ka mësuar se e mitura po dërgohej nga familja e saj për një kohë në këtë ordinancë. Por që familja kishte vërejtur se gjendja e vajzës po përkeqësohej.
”Plaq atje…Ik atje budallicë, ta q*ft bota nanen…ik aty… jepja bre topin q*ja nanen qaty… nalu ta q*ft dreqi nanen…çka po don çka, çka?… na e lodhe b**hen”, këto janë fjalët që dëgjohen në videon e siguruar.