Gresë Krasniqi, vajza e Jakup Krasniqit që po mbahet i arrestuar tash e dy vjet në Hagë, është fejuar. Dhe për këtë moment të jetës së saj, ajo ka zgjedhur pikërisht Hagën e Holandës.
Kjo për ta kremtuar këtë ditë afër me babain e saj, ish-zëdhënësin e UÇK-së, që po akuzohet nga Gjykata Speciale.
Për këtë çështje, Krasniqi ka njoftuar në rrjetin social Instagram.
Postimi i plotë:
E sollëm ceremoninë e fejesës tek ti Babi, se të kisha premtu që në jetët tona mbase padrejtësitë mund të jenë të mëdha, por festat bashkë do i bëjmë!
“Në të mirë e në të keq, gjithmonë bashkë”, është betimi që në heshtje i bëmë njëri-tjetrit. Ti këtë betim më dhe ditën që linda, e unë këtë betim të dhash diten që fillova te flas.
Në të mirë dhe në të keq, fillimisht me ty e pastaj me më të dashurit e mi!