Përfaqësuesi i Kosovës për marrëdhënie me NATO-n, Astrit Zemaj në ditën e flamurit ka thurur disa vargje për komandantin Tair Zemaj.
Këto janë vargjet e Zemajt:
KOMANDANTIT NË DITËN E FLAMURIT
Ditën kur u besatuam, të shterngova fort;
Në luftë dhe në beteja, fitore dhe nderim;
Deri në pikën e fundit të gjakut tim, para teje u betova;
Me lavdinë tënde, sot hijesho varrin tim.
E as për së gjalli askujt nuk ju përkula;
Se ditën kur të perqafova, në shpirt ndjeva gjithë plagët dhe vuajtjet e popullit martir;
Dhe ti o flamur borgjin ma ktheve;
Atë ditë kur ti e mbulove arkivolin tim.
Flamur i shenjtë, sot mbi varrin tim më bën roje;
Mua birit tënd besnik, të vrarë por te vdekur kurrë;
Të kam premtue flamur, një ditë së bashku do ringritemi;
E deri atëherë qëndro i fortë, se në besë tënde ta kam lënë atdheun tim.
Astrit Zemaj
Bruksel 27.11.2022
Postimi i plotë: