Dogana e Kosovës e ka parandaluar futjen ilegale të mbi gjysëm kilogrami stoli ari në pikëkalimin kufitar të Vërmicës.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se ari ishte gjetur tek shoferi i autobusit i linjës Kosovë-Shqipëri.
“Gjatë kontrolleve rutinore, oficerët doganor kanë selektuar për kontroll detal një autobus të linjës Kosovë – Shqipëri, gjatë kontrollimin oficerët kanë gjetur stoli të arit në sasi mbi 500 gramëve”.
“Sasia ka qenë në një qese të letrës dhe është gjetur te vozitësi o autobusit. Sasia është konfiskuar si dhe rasti ka vazhduar për kundërvajtje doganore dhe për hetime të mëtejme”, thuhet në njoftim