Live

E akuzoi Limajn për korrupsion, Nisma i reagon ashpër ish-ministrit Hasani

21:29 / 20 Shtator 2019

Nga Kosova Live

Anëtari i kryesisë së Nismës, Shkodran Imeraj, ka reaguar ndaj akuzave të ish-ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, i cili ka akuzuar sot kryetarin e Nismës, Fatmir Limajn, për nepotizëm e korrupsion.

Ai, përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, tha se Hasani po tregohet mosmirënjohës ndaj privilegjit të dhënë nga Nisma.

“Bajram, me gjithë respektin për juve, ju themi se jeni tepër gabim në akuzat publike që i bëni, sepse e keni pasur mundësinë që pakënaqësitë tuaja të i shtroni në forumet e partisë”, tha anëtari i Kryesisë së Nismës.

“Nga një anonim, ju u emëruat ministër. U emëruat ministër, e me pas ju njohu opinioni”, thuhet në reagimin e Imerajt.

Imeraj i Nismës ka parashikuar edhe të ardhmen e ish-ministrit Bajrami.

“Ju bëj me dije se ju nuk do të jeni pjesë e Kuvendit të Republikës se Kosovës, sepse subjekti i juaj politik ka të tjerë për të ju dhënë privilegjin për të qenë kuvendar në tempullin ligjvënës të Kosovës”, ka thënë anëtari i Kryesisë së Nismës.

Bajram Hasani sot ka drejtuar akuza ndaj kreut të Nismës, Fatmir Limaj. Ka thënë se ish-shefi i tij në parti i ka bërë atij presion për t’ia punësuar dhëndrin.

“Fatkeqësisht qysh në tremujorin e parë kemi pasur probleme, në atë kohë me liderin. Më kujtohet një rast, po e them sot për here të pare, më ftoi në zyrë dhe me tha se ishte një konkurs në Agjencionin KIESA – nëse nuk gaboj – dhe me tha t’ia marrë dhëndrin në pune ishte me koeficient 8 dhe djalë qe donte ta punësonte nuk i plotësonte kushtet. Unë i thash nuk mundem ta bëjë këtë. Limaj më tha se duhet ta bëja patjetër. Unë natyrisht nuk e bëra”.

“Rasti tjetër lidhet me të njëjtin familjar, me dhëndrin, me ka kërkuar t’i jepet një tender që kishte të bënte me grurin, për firmën në fjalë është ‘Barileva’. Unë kam refuzuar dhe kam kundërshtuar”.

Hasani tha se këto ishin fillet e problemeve që kulmuan me daljen e tij nga partia.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...