Live

ShSKUK thotë se s’ka përgjegjësi që logopedi ishte pa licencë

23:41 / 27 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), ka reaguar për raportimin se logopedi nga Gjilani, Iljasa Fazliu e kishte keqtrajtuar një vajzë 5-vjeçare e diagnostifikuar me autizëm.

Por pos kësaj është raportuar se ordinanca e logopedit Fazliu nuk kishte licencë.

Për këtë ShKUK e ka larguar përgjegjësinë nga vetja. Thonë se dikush tjetër lëshon licenca.

“Sa i përket mungesës së licencës së punës, lëshimi i tyre është në kompetencë të Odave përkatëse, Odës së Mjekëve  për mjekë dhe Odës së Infermierëve për profilet tjera, për çka  të njejtit duhet të lajmërojnë institucionet”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së.

Të dielën në Kosovë është raportuar se logopedi Illjasa Fazliu e ka keqtrajtuar një fëmijë 5-vjeçar, duke u arrestuar.

Por para se të arrestohej ai është sulmuar fizikisht nga babai dhe xhaxhai i 5-vjeçares, të cilët po ashtu u arrestuan

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...