Ideatori dhe udhëheqësi i grupit “Besa Besë”, Burim Piraj, së bashku me disa anëtar të grupit kanë bërë homazhe në Kompleksin e varrezave të Familjes Jashari, në Prekaz të Skenderajt.
Piraj pas homazheve iu është drejtuar masës që mos të blejn produkte serbe dhe ta kujtojnë sakrificën sublime të dëshmorëve të rënë dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shkruan Kosovalive.net.
Piraj pas homazheve i’u është drejtuar masës që mos të blejnë produkte serbe.
“Ne sot jemi këtu me kauzën “Mos blejë produkte serbe”. Nga këtu dëshirojmë t’u drejtohem qytetarëve të Kosovës, por edhe të gjithë shqiptareve gjithë andej nëpër botë nga vendi ku komandanti legjendar e kapi pushkën kundër pushtuesit serb dhe e bëri atë që se kishte bërë askush më parë. Dua të bëjë një apel se ashtu siç bëri komandanti legjendar Adem Jashari nga ky vend të nisim dhe t’i bojkotojmë plotësisht prodhimet serbe”, ka thënë Piraj.
Ai apeloj që bojkoti i produkteve serbe të fillojë nga Prekazi.
“Së pari Prekazi, Drenica, Kosova e Shqipëria dhe të gjithë shqiptarët kudo në botë. Me të vërtete as komandanti e as të rënët për liri, nuk e meritojnë atë që ne po e bëjmë që po vazhdojmë të importojmë me miliona euro produkte nga Serbia. Është koha që ne ta bëjmë atë që s’kemi mundur ta bëjmë në luftë, pra ta bëjmë në liri tani atë që e bënë dhe u flijuan familja Jashari”, ka thënë Piraj.
Kauza e grupit “Besa- Besë”, #mosbliprodhimeserbe, është një grup që është krijuar nga kryesuesi i këtij grupi Burim Piraj dhe bashkëpunëtori i tij Altin Preniqi dhe disa anëtarë si Basri Shala-Virusi, Blerdi Malushi, Elmedina Ballazhi, Altiana Zogaj, Albulena Miftari.
Gjatë këtij rrugëtimi grupit “Besa- Besë”, iu bashkuan edhe anëtarët e tjerë të grupit si Almira Qupeva, Ermira Bytyçi, Lorik Hysenaj dhe Elona Latifi./Kosovalive.net/