Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, është pyetur në Bukuresht për një valë të dytë të mundshme migrimi nga Ukraina, pasi kushtet e dimrit po përkeqësohen.
Shifrat e fundit tregojnë se që nga 24 shkurti deri më 22 shtator, më shumë se 7.4 milionë refugjatë janë larguar nga Ukraina në Evropë, raporton BBC.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s thotë që pret që të pasojnë më shumë pasi infrastruktura kryesore e Ukrainës vazhdon të goditet.
“Ne duhet të përgatitemi për më shumë refugjatë që vijnë në Evropë. Kjo është një luftë – një luftë brutale”, tha ai.