Live

Kandidati i VV-së për kryetar të Mitrovicës së Veriut: Do t’i fitoj zgjedhjet e 18 dhjetorit

15:02 / 29 Nëntor 2022

Nga admin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), dje ka certifikuar subjektet politike dhe kandidatët e tyre për kryetar për zgjedhjet e 18 dhjetorit që do të mbahen në komunat serbe.

Dy partitë e mëdha Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës, do të garojnë me nga katër kandidatë, kurse pjesë e procesit zgjedhor do të jenë edhe subjektet tjera politike.

Por, cilat janë pritshmëritë e kandidatëve të partive shqiptare për zgjedhjet e 18 dhjetorit në Mitrovicë të Veriut.

Kandidati i VV-së, Erden Atiq ka thënë për Front Online se shpreson se do të jetë fitues i zgjedhjeve të 18 dhjetorit në Mitrovicë të Veriut.

Këtë e thotë për shkak se në dy palë zgjedhjet e kaluara ka qenë më i votuari pas Listës Serbe.

Kurse sa i përket koalicioneve thotë se ende është herët të flitet.

“Po padyshim, duke e marrë parasysh që në dy palë zgjedhjet paraprake, kam qenë kandidati më i votuar pas Listës Serbe. Për aspektin e koalicionit kemi bashkëpunim me partitë të tjera dhe me etnitete tjera politike që nuk kanë marrë pjesë në zgjedhje, por a ka me pas diçka kështu formalisht nuk mundem me dit prej tash”, është shprehur Atiq pë Frontonline.

I, pyetur se në rast të fitores a do të pranohet nga qytetarët serb, Atiq thotë se rezultati zyrtar duhet të pranohet.

“Po, pa marrë parasysh rrethanat, siç e dini edhe KQZ-ja e ka dhënë verdiktin e vet se pa marrë parasysh përqindjen e daljes në ditën e zgjedhjeve me 18 dhjetor rezultati ka me qenë zyrtar dhe i pranueshëm dhe mendoj që ka me u pranu edhe më lehtë prej komunitetit serb, prej asaj pjesë që nuk janë nën agjendën, kërcënimet, presionin e shantazhin që ua bën Lista Serbe”, ka shtuar ai.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...