Live

Afaristi i njohur, Fisnik Syla, ka qenë i ftuar së fundi në një emision për RTV ORA, ku ka folur mbi karrierën dhe jetën e tij private.

08:20 / 30 Nëntor 2022

Nga Denis Fana

Afaristi i njohur, Fisnik Syla, ka qenë i ftuar së fundi në një emision për RTV ORA, ku ka folur mbi karrierën dhe jetën e tij private.

Mes të tjerash ai u pyet edhe se çfarë mendon për ish-bashkëshorten këngëtaren Fjolla Morina, për të cilën u shpreh thjeshtë: “E shkuar e harruar”.

Por kur u pyet se a ka mundësi ribashkimi me të, Syla tha se një gjë e tillë nuk mund të ndodhë kurrë, duke e përshkruar si “një gotë që s’thyhet, e cila nuk mund të kthehet siç ishte”.

Fjolla Morina dhe Fisnik Syla (Foto: Instagram)

“Unë nuk vuaj për një njeri që nuk ta di vlerën dhe i bie pishman pastaj, është gjithçka me vonesë. Ne bricjapët kemi pak kokën e fortë kështu që nuk ka shanse për kthim”, u shpreh mes të tjerash Fisniku duke e përmbyllur këtë temë.

Pjesë i bisedës ishte edhe një propozim publik që biznesmeni nga Gjilani ia kishte bërë kryeministrit Albin Kurti për tejkalimin e krizës ekonomike.

“Kaq shumë para ke sa për të ndihmuar një shtet?”, u pyet ai nga gazetari.

Foto: Fisnik Syla/Instagram

“Unë e them gjithmonë që për milionin e parë s’mund të tregoj se si e kam bërë por për të gjitha të tregoj në detaje. Atë e kam thënë në një formë solidarizimi që nëse hapet një fond, unë do jem shqiptari i parë që kontribuoj me një shumë shumë të madhe në Kosovë”, ka thënë beznesmeni Syla.

Përndryshe Fjolla Morina dhe Fisniku i dhanë fund lidhjes së tyre në prill të këtij viti dhe që atëherë më nuk kanë pasur kontakt.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...