Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Albana Bytyqi ka reaguar për vrasjen e një gruaje shtatzënë para Klinikës së Gjinkekologjisë në QKUK.
Ajo ka kërkuar dorëheqjen Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut duke thënë se është minimum i veprimit të moral të kësaj qeverie.
Bytyqi shtoi se kjo qeveri ka dështuar në të gjitha nivelet politike.
“Dorëheqje e Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut është minimum i veprimit moral të kësaj qeverie. Nuk do koment as analizë të thellë të konstatohet fakti që kjo qeveri ka dështuar në të gjitha nivelet politike”, ka shkruar Bytyqi.
Postimi i plotë:
Dorëheqje e Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut është minimum i veprimit moral të kësaj qeverie. Nuk do koment as analizë të thellë të konstatohet fakti që kjo qeveri ka dështuar në të gjitha nivelet politike.
– Qeveri pa moral politik (vrasjet e pa fundme të grave dhe pa mbrojtjen e shtetit)
– Qeveri që shkatërron sistemin e drejtësisë me veprime kundër KGJK dhe KPK
-Qeveri pa ministër të Shëndetësisë
– Qeveri pa vendim për Drejtor të Policisë
Dorëheqja është akt që duhet të ndodh sot!