Live

Presidenti i ri i Juventusit e mendon Del Pieron si zëvendësues të Nedved

11:00 / 01 Dhjetor 2022

Nga admin

Sipas La Gazzetta Dello Sport, presidenti i ri i Juventusit, Gianluca Ferroro do ta kthejë Alessandro Del Piero përsëri në klub për ta ndihmuar Federico Cherubini dhe Max Allegri në menaxhimin e skuadrës në aspektin sportiv.

Bordi i ri i drejtorëve të Juventusit do të caktohet më 18 janar 2023, pasi që bordi i mëparshëm dha dorëheqje të hënën që lamë pas.

Sipas Gazzettas, legjenda e klubit Alessandro Del Piero mund të jetë anëtarë i ri i bordit pasi që Presidenti Ferrero dhe Kryetari i Exor, John Elkann janë duke planifikuar për ta ftuar ish numrin 10 në klub, duke i ofruar atij një rol operativ.

Në letër, Del Piero del si zëvendësues i Pavel Nedved, ish nën presidentit i cili dha dorëheqje të hënën bashkë më tërë anëtarët e bordit.

Exor ka për qëllim që ta përmbush bordin e drejtorëve me staf teknik pas kaosit për të përmirësuar gjendjen financiare të klubit.

Del Piero mund ta zëvendësojë Nedvedin duke u bërë nënpresident i Juventusit por bisedimet me ish numrin 10 nuk kanë filluar ende. Fituesi i Botërorit 2006 me Italinë nuk e ka refuzuar rikthimin e tij në klub të hënën në mbrëmje, shumë shpejt pasi që bordi i drejtorëve të Juventusit dhe Presidenti dhanë dorëheqje.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...