A e dini që ne nuk kemi pajisje elektronike (byzylyk) që do ta monitoronin lëvizjen e secilit person të ndaluar?
Kjo ka qenë pyetja që e ka shtruar në publik deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, pas vrasjes së rëndë që ndodhi në oborrin e QKUK-së e ku fatkeqësisht u vra një grua shtatzënë nga ish-burri i saj.
“Sot urdhërmbrojtja i thotë dhunuesit “Mos iu afro viktimës”. Kaq! Askush e asgjë nuk e monitoron dhunuesin më pas. A e dini se qe 2 vite lavdërim për buxhetin më të lartë ndonjëherë, këto paisje nuk janë siguruar?”, shtoi tutje ajo.
Sipas saj, kjo është përgjegjësi bie mbi Ministrinë e Drejtësisë.
“Ku do të kërkoni përgjegjësi për këtë? Te kush? Çka ka qenë më urgjente se kjo? E kemi adresuar këtë shqetësim në Komision për Legjislacion. Mos thuani që nuk e keni ditur. Mos thuani pse nuk është cekur. Apo prap faji është te 20 vitet? Edhe sa?”, përfundoi Kica-Xhelili në llogarinë e saj në Facebook.