Në mesin e shumë problemeve të cilat H.M i i kishte denoncuar në hetuesi dhe dosje të tjera të mbledhura nga organet ndjekëse përmendet edhe fakti se e ndjera i kishte ofruar para ish bashkëshortit vetëm e vetëm që ta linte të qetë dhe për ta lejuar ndarjen.
Madje ky fakt ishte përmendur edha para gjykatës.
Në një procesverbal përshkruhet se i dyshuari për vrasjen e Hamide Magashit, Sokol Halili i kishte thënë gjykatësit që gruaja e tij i ka ofruar para për ta lejuar që të shkojë në shtëpi.
“Më ka premtu një shumë të madhe të pareve veç me e lanë me shku te shtëpia e babës, më ka thanë martohu me kë të duash, vetëm më lë rehat mua dhe fëmiun”- përshkruhet në procesverbalin gjyqësor të cilin e ka siguruar KALLXO.com.
Madje para gjyqtarit, i dyshuari kishte deklaruar se nuk do ta linte të lirë Hamide Magashin me asnjë kusht, pasi nuk do lejonte që fëmiun ta mbante e ndjera. E gjithë kjo ishte thënë para gjykatës në kohën kur po vendosej urdhëri mbrojtës.
Të gjitha këto deklarata i kishte bërë i dyshuari Sokol Halili në kohën kur në Gjykatë po shqyrtohej kërkesa për mbrojtjen e viktimës.
Ndërkaq deklaratat e viktimës para hetuesisë tregonin se e njëjta kishte raportuar dhunën e vazhdueshme me të cilin ishte përballur e ndjera.