Live

Seanca e Apelit| Gjykatësi: Nuk duhet të mohohet e drejta e Kosovës, duhet të respektoni Kodin Penal të saj

11:59 / 02 Dhjetor 2022

Nga admin

Në vazhdimin e seancës së Apelit ndaj ish-krerëve të OVL-UÇK’së, Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit.

Seanca e Apelit e kryesuar nga gjykatësja, Michele Picard, ka filluar parashtrimet e zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe pastaj të i dallojë me përgjigjet e mbrojtjes.

Ndërkaq, Alex Whiting i cili do të ushtroj funksionin e ushtruesit të detyrës si Prokuror i Specializuar,  po zëvendëson Jack Smith, i cili ka dhënë dorëheqje javë më parë.

Prokurori, Matthew Halling, ka theksuar se të akuzuarit i kanë ftuar mediat të bëjnë publike emrat.

“Ka deklaratat të përsëritura që të akuzuarit i thonë të tjerëve se të mos i bëjnë emrat publik dhe kemi  një shembull të dëshmisë së Gucatit që citohet në aktgjykimin në paragrafin 374. Për arsye në aktgjykim e kupton se fton të akuzuarit se kur japin informacion medias pa asnjë lloj redaktimi kur thonë që nuk i bëjnë publik emrat, kjo është e pabazë me prova, ky konstatim duhej të bëjë dallim dhe nuk ka asgjë këtu dhe nuk justifikuan asgjë që kanë ndodhur”, ka thënë prokurori Halling.

Halling ka shtuar se janë kundër mbrojtjes se të akuzuarve sepse ata tentuan të pengonin personi zyrtar.

“Fjala kyçe është shënjestër dhe nuk jemi dakord me mbrojtjen që thonë se element specifik në këtë dispozitë sepse gjuha statusore nuk e shpreh por duhet të pranojnë se sa herë që pengon apo tenton të pengon një person zyrtar duhet të kesh sigurisht përpjekjen për ta penguar atë person edhe në qoftë se veprimet kanë për shënim një person të tretë apo një objekt”, ka deklaruar Halling.

Ndërkaq, gjykatësi i Zyrës së Prokurorit të Specializuar i ka reaguar Halling duke i thënë se po e ngatërron procesin.

“Tani më ngatërrove më shumë. Ju bini dakord që përmbushja e ‘aktus reus’ apo konsumi i veprës penale kërkon që ju të pengoni një person zyrtar si thuhet në dispozitë pra nuk mjafton që të pengosh një person privat sipas kësaj dispozite. Prandaj trupi gjykues përmend tentativën andaj çfarë mund të thoni pengim në tentativë”, i ka reaguar ai.

Halling iu përgjigj se kjo ishte tentativë sepse të akuzuarit tentonin të shkatërronin veprimtarinë tonë.

Gjykatësi, iu është përgjigjur prokurorit, Matthew Halling, se ju po e mohoni të drejtën e Kosovës, pra Kodin Penal të Kosovës.

“Ne këtu duhet të kemi parasysh ligjin tonë por ju po e mohoni të drejtën e Kosovës, pra Kodin Penal të Kosovës, dhe mua me duhet se Kodi Penal i Kosovës është shumë i qartë, e drejta Kosovë, zbatohet në ‘konkurdo’ në fraksion pra zbatohet në këtë rast, pra nëse jeni dakord që duhet të zbatojmë jo në vetvete të Drejtën Ndërkombëtare, por të drejtën e Kosovës, të drejtën penale, prandaj ju a jeni dakord”, ka pyetur gjykatësi prokurorin, Matthew Halling.

Ai iu është përgjigjur se është dakord por është një far ndryshimi.

“Është dakord po është një far ndryshimi. Kemi një rast në Kosovë që është aktgjykimi “PAKR\ 11-22, i viti 2012 është çështja. Autoriteti kosovar në thelb se teksti “Block Border” është njësoj si “konkur” (term apo ligj frances), ka thënë ai.

Ai po ashtu ka shpërndarë edhe kopje të këtij aktgjykimi.

Gjykatësi iu është përgjigjur se Kosova më së paku e pranon tekstin “Block Border” dhe do ta verifikojmë këtë autoritet.

“Këtu kemi Kosovën dhe duhet të përpiqemi ta zbatojmë të drejtën e Kosovës”, ka thënë gjykatësi./Kosovalive.net/

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...