Live

Dërgimi i FSK-së në Ishujt Falkland kundërshtohet “ashpër” nga Argjentina

12:18 / 02 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Qeveria argjentinase, më konkretisht Ministria e Punëve të Jashtme në Buenos Aries, ka kundërshtuar dërgimin e një kontingjenti të Forcës së Sigurisë së Kosovës për një operacion paqeruajtës në Ishujt Falkland, më saktësisht në ishullin Malvinas, në koordinim me Mbretërinë e Bashkuar.

Ministria e Punëve të Jashtme argjentinase materializimin e një veprimi të tillë e ka cilësuar në kundërshtim me rezolutat e shumta ndërkombëtare të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, të cilat nxisin Argjentinën dhe Mbretërinë e Bashkuar të rifillojnë negociatat për t’i dhënë fund mosmarrëveshjes mbi sovranitetin e këtij arkipelagu.

Për shkak të kësaj situate, Argjentina ka njoftuar gjithashtu se “do të zhvillojë një protestë formale përpara ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar”.

“Qeveria argjentinase refuzon me forcë synimin për të dërguar trupa të reja ushtarake në Ishullin Malvina, një territor argjentinas i pushtuar ilegalisht nga Mbretëria e Bashkuar”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Argjentinës, njofton mediumi argjentinas Los Andes.

“Dërgimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në këtë ishull bie ndesh me rezolutën 31/49 të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, që u bënë thirrje Argjentinës dhe Mbretërisë së Bashkuar të përmbahen nga miratimi i vendimeve të njëanshme që sjellin ndryshime në situatë ndërkohë që ishujt janë në proces të negociatave të rekomanduara nga i njëjti Asamble”.

Argumenti tjetër, të cilën diplomacia argjentinase ka përdorur për të kundërshtuar një vendim të tillë të Kuvendit të Kosovës për dërgimin e shtatë ushtarëve të FSK-së për në ishujt Falkand si mision paqeruajtës në koordinim me Mbretërinë e Bashkuar, është se Argjentina nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

“Argjentina është i përkushtuar ndaj rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Rezoluta përmban elemente të cilave Argjentina u përmbahet pa kufizime, ne veçanti parimi i integritetit territorial dhe zgjidhjes së mosmarrëveshjeve përmes një marrëveshjeje të negociuar dhe të pranuar reciprokisht nga palët”, thuhet më tej në njoftim.

Prania ushtarake në Ishujt Falkland, sipas Argjentinës, përpos tjerash, bie ndesh gjithashtu me “rezolutën 41/11 të OKB-së e cila përveç dispozitave të tjera u kërkon shteteve nga të gjitha rajonet, veçanërisht shtete me rëndësi ushtarake, të respektojnë me përpikëri rajonin e Atlantikut të Jugut si zonë paqeje”.

Me 77 vota për deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar për dërgimin e kontingjentit FSK-së jashtë vendit, përkatësisht në operacionin për mbështetjen e paqes sipas marrëveshjes implementuese lidhur me atashimin e personelit të FSK-së në Ishujt Falkland.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...