Live

IPK kërkoi suspendimin e tij, ky është komandanti i Policisë në Lipjan që ishte përgjegjës për ta mbrojtur gruan që u vra në QKUK

15:49 / 03 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Hamide Magashi, viktima e aktit makabër që tronditi mbarë vendin ishte nën mbrojtjen e Policisë së Kosovës. Konkretisht, nën mbrojtjen e Stacionit Policor në Lipjan.

IPK ka rekomandon suspendimin Naser Sinanit, komandantit të këtij stacioni. Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate për media.

“Nga veprimet hetimore deri më tani si të dyshuar për këto vepra janë katër zyrtarë policorë  të Stacionit Policor në Lipjan (Komandanti i Stacionit Policor në Lipjan, një rreshter dhe dy hetues)”, thuhet në njoftimin e IKP.

I njëjti të enjten nuk ka dashur të komentojë rastin e vrasjes së gruas shtatzënë nga ish-bashkëshorti i saj, Sokol Halili.

Jam jashtë, thirrne zyrën për media” tha shkurt ai dhe e mbylli telefonin duke mos dhënë përgjegjësi për vrasjen e gruas dhe fëmijës më barkun e saj.

E ndjera, Hamide Magashi ka pasur urdhër-mbrojtje për gjashtë muaj nga Gjykata Themelore e Ferizajt. Mbrojtja e gruas së ndjerë ka qenë kompetencë e Policisë së Lipjanit.

Gazeta Insajderi ka kontaktuar komandantin e Stacionit Policor në Lipjan, Naser Sinanin po ai e ka mbyllur telefonin duke thënë se gjendet jashtë.

Për çdo informatë i drejtoheni zyrës për media se jam jashtë”, tha Sinani shkurt duke e mbyllur telefonin.

Komandanti, Naser Sinani

Sipas Prokurorisë së Ferizajt kompetent për zbatimin e urdhrit është Policia e Kosovës.

Ky urdhër i është dorëzuar Qendrës për Punë Sociale në Lipjan dhe Policisë së Kosovës – Stacionit Policor në Lipjan dhe në bazë të këtij vendimi, kompetent për zbatimin e urdhrit mbrojtës ka qenë Policia e Kosovës”, thuhet në një njoftim të prokurorisë.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...