Live

Berisha: Nesër do të mbushim sheshin si asnjëherë më parë

13:17 / 05 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një deklaratë për mediat, ka përsëritur edhe një herë se opozita do të dalë për të protestuar ditën e nesërme, kur do të mbahet Samiti BE-Ballkani Perëndimor.

Kryedemokrati bëri të ditur se populli opozitar do t’i mbushë rrugët e sheshet për të mbrojtur vlerat europiane, tmerrësisht të rrezikuara sipas tij, nga kryeministri Edi Rama.

Berisha u shpreh se me protestën e 6 dhjetorit, opozita ka si synim që t’i tregojë lidershipit europian se ai që përfaqëson Shqipërinë në samit, e ka sipas ish-kryeministrit, pushtetin të ngritur mbi votën e vjedhur.

“Nesër ne, populli opozitar do të mbushë rrugët dhe sheshet e Tiranës në një shenjë proteste të fuqishme. Pikërisht në mbrojtje të vlerave europiane, tmerrësisht të rrezikuara nga Edi Rama dhe regjimi i tij. Çdo shqiptar që e do këtë vend, e do lirinë, dinjitetin njerëzor dhe që beson se kushti i të gjitha kushteve është vota e lirë. Ne jemi në një betejë me armikun e egër të votës së shqiptarëve, Edi Ramën për t’i dëshmuar lidershipit europian se njeriu që qëndron si përfaqësues i Shqipërisë e ka pushtetin dhe karrigen të ngritur mbi dhunimin e votës së shqiptarëve, mbi drogën, trafiqet, dinako-shtetin që ka ndërtuar në Shqipëri, mbi vjedhjet e mëdha të paimagjinueshme për një vend europian. Ai ulet aty si kryeministër i Shqipërisë, por edhe si krye-hajduti i Shqipërisë,” u shpreh Berisha.

Lideri i demokratëve paralajmëroi se ditën e nesërme rrugët do të mbushen si asnjëherë më parë.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...