Live

Vdes ish-deputeti i Kuvendit të RMV-së, pësoi sulm në zemër gjatë seancës gjyqësore

14:15 / 05 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Në moshën 50-vjeçare ka ndërruar jetë ish-deputeti në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, Sashko Kostov.

Nga Spitali i Përgjithshëm në Koçan kanë konfirmuar se rreth orës 10:30, Kostov është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore pasi ka pësuar sulm në zemër derisa ishte në seancë gjyqësore në Gjykatën Themelore.

Kostov ka qenë deputet nga radhët e LSDM-së në përbërjen e mëparshme parlamentare të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

Ka magjistruar në shkencat juridike dhe pas përfundimit të mandatit të deputetit ka punuar si jurist. Ai ishte baba i tre fëmijëve të mitur.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...