Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak po qëndron për vizitë në Kosovë.
Lajçak para se të vinte në Prishtinë, qëndroi në Beograd ku atje takoi presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, me të cilin diskutoi një sërë çështjesh.
Vuçiq u deklaruar pas takimit të djeshëm që pati me sllovakun, ku tregoi se ka theksuar domosdoshmërinë siç u shpreh ai të zbatimit të marrëveshjes për Asociacionin.
“Me Miroslav Lajçakun kam diskutuar për ngjarjet e fundit në Kosovë dhe problemet me të cilat ballafaqohen serbët. Theksova domosdoshmërinë e zbatimit të marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe respektimin e të drejtave dhe vullnetit të popullit tonë”, tha ai, njofton Klankosova.tv
Kreu i shtetit serb u shpreh se Serbia është e vendosur të vazhdojë dialogun konstruktiv.
“Serbia është e vendosur të vazhdojë dialogun konstruktiv, me qëllim të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit dhe arritjes së kushteve më të mira për jetën e të gjithë qytetarëve”, ka shkruar tutje Vuçiq në Instagramin e tij.
Por, krejt ndryshe u shpreh emisari evropian për këtë takim, ai në Twitter ka bërë të ditur se diskutoi për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi dhe çështjen e të pagjeturve, njofton Klankosova.tv.
“Në Beograd diskutova rrugën përpara për normalizimin e marrëdhënieve si vazhdim i takimeve të fundit të Dialogut me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. Ne folëm edhe për çështjet aktuale, duke përfshirë kthimin e serbëve të Kosovës në institucionet e Kosovës, Udhërrëfyesin e Energjisë dhe personat e zhdukur” shkroi Lajçak në Twitter.